Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
933 milionë euro për të frenuar Lekun, FMN paralajmëron për rreziqe fiskale dhe monetare
👁14125
Cektësia e tregut valutor shqiptar mund të justifikojë ndërhyrjet e herëpashershme të Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Një studim i ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se, në rastet kur tregjet janë të cekëta, ndërmjetësit financiarë mund të kenë kapacitet të kufizuar për të absorbuar tepricat e kërkesës ose ofertës për valutë. Këto goditje mund të shkaktojnë devijime të rëndësishme të kursit të këmbimit nga vlera themelore, me implikime për stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Ekspertët e FMN theksojnë se, me një volum vjetor prej rreth 11 miliardë dollarësh amerikanë, tregu valutor në Shqipëri...