Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Manipulim nga selia”, Topalli shpërthen ndaj votave të diasporës: Zarfi nuk e gjeti emigrantin, zarfi e zgjodhi vetë..
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ironziuar dhe ka treguar listën se çfarë është bërë me votat e Diasporës për qarkun e Beratit. Me nota ironie Topalli thotë se kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale. Ajo thekson se nëse PS merr 57% të votave në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. “Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia. Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat....