Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Po shkon Shqipëria drejt diktaturës? Nesho ngre alarmin: Nesho: Regjimi s’po jep llogari, po mban pushtetin me çdo mjet
Për ish-ambasadorin Agim Nesho, Shqipëria rrezikon të rrëshqasë drejt diktaturës, ndërsa vëmendja është përqendruar tek opozita se si ta kryqëzojnë atë. Nesho thotë se shanset për t’u rikthyer në diktaturën e mëparshme janë të mëdha, ç’ka duket qartë edhe te autokracia elektorale e Ramës me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas Neshos, pavarësisht se regjimi thotë se populli foli, në të vërtetë është krejt e kundërta. Për ish-ambasadorin, mbajtja e samiti të Komunitetit Politik Evropian, u përdor nga Rama për të certifikuar zgjedhjet farsë të 11 majit. Nesho është optimist për një reagim nga SHBA, lidhur me masakrën elektorale që ka ndodhu me procesin zgjedhor të 11 majit, duke shtuar se një deklaratë nga administrata amerikane do të prishë shumë ekuilibra në Shqipëri. Ka një...