“Situata është alarmante”, Berisha akuzon qeverinë: Tirana ndër më të ndoturat në botë, premtojnë pemë dhe presin pyje

“Situata është alarmante”, Berisha akuzon qeverinë: Tirana ndër më të ndoturat në botë, premtojnë pemë dhe presin pyje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpalosur sot programin e PD-së për sektorin e mjedisit, pyjeve dhe kullotave, duke e cilësuar situatën aktuale si një emergjencë kombëtare. Në fjalën e tij, Berisha ka kritikuar ashpër ndotjen alarmante në Tiranë, duke e renditur kryeqytetin shqiptar ndër më të ndoturit në botë, pa asnjë sistem të rregullt monitorimi dhe me një betonizim të pakontrolluar. Ai akuzoi qeverinë për prerje masive të pemëve, duke e quajtur mashtrim premtimin për mbjelljen e 1 milion pemëve, ndërkohë që, sipas tij, janë prerë qindra mijëra të tjera. “Flasin për Maldive, ndërsa ne kemi brigjet më të ndotura të Evropës. Bashkitë refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike për impiantet e pastrimit, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore,” – deklaroi Berisha. Lideri i opozitës...