Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ngjarja e Gramshit, Partia e Lirisë: Krim institucional, hetim i plotë dhe transparent
Për helmimin e fëmijëve në kopshtin shtetëror në Gramsh, Partia e Lirisë duke e cilësuar një neglizhencë, papërgjegjshmëri dhe krim institucional, thuhet edhe se të tilla ngjarje vijnë edhe si pasojë e ”kontratave me mik” dhe ku ”kontrollet shtetërore për sigurinë janë vetëm në letër”. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Arla Merja, bëri përgjegjëse autoritetet shtetërore lokale dhe qendrore për këtë ngjarje. ”Në një vend ku kontratat publike jepen me mik dhe kontrollet shtetërore për sigurinë janë vetëm në letër, siguria ushqimore është kthyer në një rrezik të përditshëm për qytetarët. Partia e Lirisë shpreh indinjatën më të thellë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Gramshit dhe që ka tronditur mbarë opinionin publik, ku mbi 70 fëmijë të mitur janë helmuar...