Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do të ketë të papritura”/ Mori 7 mijë vota dhe s’doli deputet, habit Murrizi: Në shtator do jem në parlament
Politikani demokrat Myslim Murrizi është shprehur se në Shtator do të jetë në Parlament, si deputet i legjislaturës së re dalë nga zgjedhjet e 11 Majit. Në një reagim në Facebook, Murrizi shkroi se tashmë është i treti me vota në qark nga lista e PD dhe i katërti së bashku me Partinë e Lirisë. Ai tha se do ketë lëvizje të papritura. Me renditjen e tanishme, në mënyrë që Murrizi të futet në Parlament me 10 shtator, do të duhej që të largoheshin 3 deputetë që ai të përfitonte një ulëse në parlament. “Pas hedhjes në sistem të qendrës së votimit nr. 1531/00, që nuk ishte hedhur nga KQZ-ja, shkuam në 7289 vota, dhe numri 3 nga lista e PD-së, ose numri 4 me...