Rrëmbyen dhe dhunuan 17-vjeçarin, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Rrëmbyen dhe dhunuan 17-vjeçarin, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22-vjeç janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për rrëmbim dhe plagosje të një të mituri 17-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vitin e kaluar. Të arrestuarit mësohet se janë persona me precedentë penalë në fushën e drogës. Prokuroria e Milanos kishte ndjekur linjën e hetimeve të rastit, pas denoncimit të bërë nga i mituri për fakte të plagosjes personale dhe rrëmbimit, të ndodhura më 1 prill të vitit të kaluar. Falë dëshmive të mbledhura, kqyrjes së kamerave dhe aktivitetet e përgjimit të telefonit, ishte e mundur të konstatohej që i mituri ishte ndaluar papritmas në një rrugë dytësore nga dy autorët. I mituri ishte dhunuar me shkop bejsbolli dhe kërcënuar me armë zjarri. Synimi i tyre ishte që...