Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Festa kthehet në tragjedi/ U mblodh me shokët për të festuar beqarinë 30-vjeçari mbytet në det, një javë para dasmës
                            Mesditën e sotme në plazhin Kathisma të Lefkadës në Greqi, një 30-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt nga dallgët e forta për shkak të motit të keq, teksa notonte. I riu me origjinë nga Trikalla kishte shkuar në Lefkadë me miqtë për të festuar së bashku festën e beqarisë, të cilën e kishin planifikuar prej kohësh, pasi javën e ardhshme pritej të martohej. Sipas miqve të tij, të cilët ishin të pranishëm në momentin tragjik, ata të tmerruar e panë 30-vjeçarin të nxirrej në breg nga dallgët, pa ndjenja. Roja bregdetare dhe ekipi i urgjencës mjekësore (EKAV) arritën ta nxjerrin nga uji dhe ta transportojnë me ambulancë në spitalin e Lefkadës, por i riu kishte ndërrur jetë.