Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rusia e Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës pavarësisht sulmit ajror
Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve këtë fundjavë, në atë që konsiderohet si një nga më të mëdhatë që nga fillimi i luftës më shumë se tre vite më parë. Të dielën, të dyja palët konfirmuan lirimin të 303 personave nga secila palë, ushtarakë dhe civilë, duke e çuar në mbi 1,000 numrin total të të burgosurve të shkëmbyer gjatë tri ditëve të fundit. Kjo përbën një nga rastet e rralla të bashkëpunimit mes dy vendeve, në një kohë kur përpjekjet për arritjen e një armëpushimi kanë dështuar vazhdimisht. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi shkëmbimin përmes një postimi në rrjetin “X”, duke nënvizuar se mes të liruarve ishin pjesëtarë të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare, Shërbimit të Kufirit dhe Shërbimit...