Helmimi i fëmijëve! Prokuroria e Elbasanit nis hetimin

Helmimi i fëmijëve! Prokuroria e Elbasanit nis hetimin

foto ilustruese ELBASAN-Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u helmuan rreth 70 fëmijë të një kopshti publik. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e kopshtit, ndërsa janë sekuestruar edhe kartelat klinike për 6 fëmijët e shtruar. Gjithashtu raportohet se janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushtet laboratorike, ndërsa është bllokuar ushqimi i mbetur në kuzhinën e këtij kopështi. NJOFTIMI: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se...