Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Policia zbulon fidanë dhe bimë kanabis në Lezhë, arrestohet një person
Mbi tre mijë fidanë dhe bimë kanabis janë zbuluar në Malin e Rrencit nga Policia e Lezhës. Gjatë ndërhyrjes nga efektivët në zonë, u arrestua në flagrancë 30-vjeçari S. B., alias S. M. I riu nga Shkodra ishte i shpallur në kërkim ndërkohë për plagosje të lehtë me dashje. Në vijim të aksionit, policia shpalli në kërkim vëllain e të arrestuarit, një 25-vjeçar me iniciale M.B dhe një 30-vjeçar me iniciale F.F. “Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, njoftoi policia. Gjatë operacionit në Malin e Rrencit, policia sekuestroi një armë gjahu që dyshohet se përdorej për ruajtjen e parcelës. Sa i përket lëndës narkotike...