Sot nis “Defender Europe 2025” në Kosovë, marrin pjesë 25 mijë ushtarë

Sot nis “Defender Europe 2025” në Kosovë, marrin pjesë 25 mijë ushtarë

Të dielën në Kosovë nis ushtrimi ushtarak shumëkombësh “Defender Europe 2025”, i organizuar nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë. Kjo është një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s dhe aleatëve të saj, me qëllim forcimin e gatishmërisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe mbrojtjen e kufijve lindorë të Aleancës. Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë aktive në këtë stërvitje, ndërsa Kosova do të jetë vend pritës i Shtabit të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane. Po ashtu, në territorin e saj do të qëndrojnë edhe trupa të armatosura nga Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Në “Defender Europe 2025” janë angazhuar gjithsej 25 mijë trupa nga...