Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vota u ble, qytetarët kishin frikë”, deklarata e fortë nga PD: Krimi dhe pushteti bashkë në Portin e Durrësit
Kryetari i degës numër dy të PD-së në qarkun e Durrësit, Osman Stafa i ftuar në një emision televiziv tha se më 11 maj vjedhja e votës ndodhi në të gjithë Shqipërinë. Më tej, Stafa u shpreh se do kërkojë nga KQZ të verifikohen kamerat, për të parë se çfarë ka ndodhur në Xhafzotaj dhe Romanat, pasi aty ka fakte e prova. “Porti i Durrësit sot kontrollohet nga krimi e pushteti. Ka 3 vite që nuk ka pasur asnjë rast që të jetë goditur trafiku i drogës në dalje e në hyrje. Më 11 maj në Shqipëri nuk ka pasur zgjedhje por votime. Zgjedhjet nuk janë vjedhur vetëm në Durrës, janë vjedhur në të gjithë Shqipërinë. Shoh një skenar të mirëorganizuar për të goditur sistemin...