Operacioni “ENIGMA”/ Proda falenderon oficerët që morën pjesë në aksion: Treguat kurajë dhe guxim

Operacioni “ENIGMA”/ Proda falenderon oficerët që morën pjesë në aksion: Treguat kurajë dhe guxim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u ka dërgaur një mesazh falenderimi për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për finalizimin e operacionit “Enigma”. Në mesazhin e tij Proda thekson se oficerët dhe efetktivët që morën pjesë në operacionin “Enigma” treguan kurajë. Mesazhi i Prodës: Të nderuar kolegë, drejtues dhe efektivë të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Organizimi dhe finalizimi me sukses i një operacioni me shkallë të lartë rrezikshmërie për kapjen e disa personave në kërkim për krime kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të cilët qarkullonin me armë zjarri, me fishekë në fole, gati për qitje, dhe përballja me këtë...