Çertifikimi i zgjedhjeve nga KQZ, çfarë ndodh tani?

Çertifikimi i zgjedhjeve nga KQZ, çfarë ndodh tani?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së ankimimeve. Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do ta njohë rezultatin dhe tashmë ka nisur hapat e parë ligjorë për kundërshtimin e tij. Si u miratua rezultati për çdo qark? Pasi Komisionet e Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ) përfundoi numërimin dhe përgatiti tabelat përmbledhëse të rezultateve për çdo qark, ato iu dorëzuan KQZ-së për shqyrtim dhe miratim. KQZ shqyrtoi secilën tabelë përmbledhëse dhe pasi nuk konstatoi parregullsi ligjore ose teknike, miratoi tabelat për 12 qarqet. Pasi një tabelë përmbledhëse miratohet për një qark të caktuar shpallet rezultati përfundimtar për atë qark, duke përfshirë numrin e votave për çdo subjekt politik, numrin e...