Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Franca dhe Gjermania, non-paper për Republikën Sërpska në Bosnje: BE-ja t’ia pezullojë projektet financiare
Një non-paper, apo dokument jo-zyrtar i hartuar nga Franca dhe Gjermania me në fokus Republikën Sërpska në Bosnje, tregon gatishmërinë e tyre për të frenuar hovet nacionaliste të enklavës serbe. BE-ja thuhet aty, duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Serbe, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit. Në dokumentin e datës 12 maj 2025, që ka pak më shumë se dy faqe, thuhet se kriza aktuale kushtetuese “përbën sfidën më serioze për sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial dhe funksional të Bosnje e Hercegovinës në 30 vjetët e fundit”. Ekzistenca e këtij dokumenti u bë e ditur nga shefi i Shtabit të...