Shqipëria drejt BE-së, Schieder: Plan ambicioz për negociatat

Shqipëria drejt BE-së, Schieder: Plan ambicioz për negociatat

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, vlerëson vullnetin politik të Shqipërisë për reformat e integrimit. “Shqipëria ka një plan ambicioz jo vetëm për hapjen e grupkapitujve, por edhe për mbylljen e tyre deri në vitin 2027. Duhet të them se procesi i hapjes së kapitujve është i rëndësishëm, por mbyllja e tyre është akoma më e rëndësishme. Zbatimi i reformave është edhe më i vështirë, por shqiptarët janë shumë të përkushtuar politikisht për të ecur më shpejt përpara”, tha Andreas Schieder, reporter për Shqipërinë në PE. Schieder duke folur për reformën në drejtësi thekson se Shqipëria tashmë ka një sistem gjyqësor modern, që po heton njerëz nga të gjitha partitë politike. “Në Shqipëri kanë bërë...