Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
9 vite krenarie, triumfi historik i Majlinda Kelmendit
Sot bëhen plot 9 vite nga dita kur Majlinda Kelmendi shkroi historinë dhe e ngriti Kosovën në majat e botës. Më 7 gusht 2016, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, ajo u bë sportistja e parë që fitoi një medalje të artë për Kosovën, duke hyrë përgjithmonë në zemrat e një kombi të tërë. Në një arenë ndërkombëtare ku konkurrenca është e pamëshirshme, Majlinda doli mbi të gjithë, e pathyeshme, e vendosur dhe krenare. Kur ajo u ngjit në podiumin më të lartë dhe flamuri i Kosovës u ngrit për herë të parë në Olimpiadë, e gjithë bota dëgjoi për Kosovën, për një shtet të ri, por me shpirt të madh, transmeton KultPlus. Ajo medalje nuk ishte vetëm e artë, ishte simbol i sakrificës,...