9 shpulla (virtuale) për protestën e Greta Thunbergut

9 shpulla (virtuale) për protestën e Greta Thunbergut

Koloreto Cukali Nga Koloreto Cukali    1. Në fillim m’u duk si meme, dhe meqë këtë verë kam marrë pushim nga lajmet, iu drejtova ChatGPT-së për të bërë një kërkim, dhe gjeje çfarë: Greta Thunberg paska qenë VËRTET në Shqipëri! Në protestë! Nëse ChatGPT nuk haluçinon, dhe protesta që dëgjoj se paska ndodhur ka ndodhur vërtet, atëherë mund të themi që kjo verë që ishte mjaftueshëm banale, u banalizua edhe më. 2. Unë jam një ndjekës i Greta Thunberg. Madje, do doja që fëmijët e mi t’i ngjanin asaj, çka do të jetë praktikisht e pamundur për shkak të pasaportës së...