Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do njohim shtetin palestinez”/ Netanyahu i kundërpërgjigjet Macronit: Je në anën e gabuar të historisë
Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një reagim për mediat thekson se Hamasi nuk do shtet por luftë më Izraelin. Ai shtoi se tre vendet perëndimore janë në anën e gabuar të historisë, shkruan A2 CNN. “Nuk mund ta kuptoja kurrë sesi kjo e vërtetë e thjeshtë u shmanget udhëheqësve të Francës, Britanisë, Kanadasë dhe të tjerëve. Ata tani po propozojnë krijimin e një shteti palestinez dhe t’i shpërblejnë këta vrasës me çmimin përfundimtar. E pra për 18 vjet ne kishim një shtet palestinez de facto. Ajo quhet Gaza. Dhe çfarë morëm? Paqe? Jo. Ne morëm masakrën më të egër të hebrenjve që nga Holokausti. Nuk do të...