Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Bisedat në “SKY”/ Trafik droge edhe nga Turqia, kush është ‘bosi’ i heroinës, Pirro Çapi: Merrni paratë copë-copë
PAMJE NGA OPERACIONI TIRANË-Në dosjen e SPAK 'Ura', siguruar nga ZËRI, sqarohet përmes disa përgjimeve roli i një personazhi të quajtur, Pirro (Spiro) Çapi. Ky i fundit del si organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë. SPAK ka zbërthyer përgjime, jo vetëm të SKYECC, por edhe të atyre mjedisore nga autoritetet italiane. Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në rrugën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që zotëron Spiro. Ai zotëron dy kamionë me targa AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit "heroinë" në Shqipëri, ato ngarkohen në kamionë, të cilët janë të pajisur me ndarje të posaçme për të fshehur substancën narkotike dhe më pas hipin në një traget në Portin e Durrsit me destinacion Italinë. PJESË NGA DOSJA Më datë...