Blushi si Berisha, hedh akuza për ‘trenin bullgar’: Na manipuluan 97 vota në Yrshek, kryetari mori vetëm 3!

Blushi si Berisha, hedh akuza për ‘trenin bullgar’: Na manipuluan 97 vota në Yrshek, kryetari mori vetëm 3!

Partia e Lirisë ka vendosur të ndjekë diskursin politik të kreut të PD-së, Sali Berisha, për pretendimet e ‘trenit bullgar’, manipulimit apo vjedhjes së votës. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, doli sot me një deklaratë për mediat, duke denoncuar një rast të Qendrës 1531 në Yrshek të Tiranës, ku deklaroi se ‘Aleancës Madhështore’ i janë vjedhur 97 vota preferenciale nga ana e Komisionit dhe numëruesve. Teksa ka treguar edhe dy dokumente, ku në fakt shquhet qartë se bëhet fjalë për një gabim teknik apo nxitimi nga ana e numëruesve, sepse Komisioni ia njeh 106 vota në total si koalicion në këtë qendër dhe nëse do të kishte manipulim, siç shihet edhe në dokumentin kryesor dhe procesverbal, nuk do shënonin se PD-ADSHM kishte fituar 106...