Analiza nga Alda Bardhyli/ Përkthimi si dialog kulturor

Analiza nga Alda Bardhyli/ Përkthimi si dialog kulturor

Letërsia shqipe, me gjithë peshën e saj historike, pasurinë gjuhësore dhe larminë tematike, ende nuk ka zënë vendin që meriton në hartën letrare botërore. Dhe kjo, jo për mungesë cilësie, por për mungesë mundësie që zëri i saj të dëgjohet në gjuhë të tjera. Përmes një programi të veçantë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet cdo vit 6 autorë shqiptarë të botohen në gjuhë të tjera. Përgjatë këtyre vite më shumë se 20 vepra të letërsisë shqipe janë përkthyer kryesisht në gjuhët e rajonit. Duke e parë komunikimin mes kulturave si tepër të rëndësishëm, ky program është një mundësi për ti dhënë zë vlerave të ndryshme të letërsisë sonë, për të promovuar identitetin kulturor shqiptar. Gjuhët ku veprat shqiptare janë botuar përmes këtij programi...