Berisha çudit me akuzën më të re: Zarfat e diasaporës u mbushën te Posta Shqiptare

Berisha çudit me akuzën më të re: Zarfat e diasaporës u mbushën te Posta Shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një akuzë të madhe sa i takon votës së diasporës. Berisha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është shprehur se zarfat e diasporës janë mbushur në Shqipëri. Kreu i demokratëve ka akuzuar Postën Shqiptare si të përfshirë në këtë proces. Berisha theksoi se vota e diasporës është një e drejtë kushtetuese, por kjo u shkel nga kryeministri, Edi Rama. Lideri demokrat thotë se  kompania postare ndërkombëtare DHL shkeli garancinë në mënyrë të prerë. Sali Berisha: Diaspora është farsa më e turpshme në historinë e një vendi. Ka patur një kontratë me DHL, një kompani me reputacion ndërkombëtar private. Kompania ka pasur një kusht nga ne, në kontratë, asnjë nënkontraktor. Tani, të lutem një minutë sepse kanë...