Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Kush është mjeku që firmosi ‘aksidentin’ e Kosta Trebickës, sot deputet i Sali Berishës?!
                            Zija Ismaili, i dyti në listën e PD për Qarkun Berat, firmosi ekspertizën e rreme që fshehu vrasjen e Kosta Trebickës, dëshmitarit kyç të Gërdecit. Sot është në Parlament, përkrah Berishës dhe Mediut… Ky është realiteti i trishtueshëm: Kosta Trebicka u zhduk, por ata që firmosën mbi trupin e tij të vdekur, janë sot të gjallë politikisht, të emëruar, të zgjedhur, të privilegjuar. Tani nuk mbrojnë më regjimin, por janë vetë sistemi. Në emër të popullit. Me firmën e Sali Berishës. Një ndër dëshmitarët kyç që do të mund të çonte në zbardhjen e së vërtetës për tragjedinë e Gërdecit, Kosta Trebicka, u gjet i vdekur më 12 shtator 2008, disa ditë pasi kishte denoncuar me emër Shkëlzen Berishën si përfitues të aferës së demontimit...