Prokurorët e GJND-së: Urdhër-arresti kundër Benjamin Netanyahut nuk duhet të hiqet!

Prokurorët e GJND-së: Urdhër-arresti kundër Benjamin Netanyahut nuk duhet të hiqet!

Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale u kanë kërkuar gjyqtarëve të refuzojnë një kërkesë nga Izraeli për të hequr urdhër-arrestet për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes, ndërsa gjykata rishqyrton juridiksionin e saj mbi Gazën dhe Bregun Perëndimor.Në një parashtresë me shkrim prej 10 faqesh të postuar në faqen e internetit të GJPN-së të mërkurën vonë, prokurorët argumentojnë se nuk ka "asnjë bazë për të tërhequr ose shfuqizuar" urdhër-arrestet në pritje për Netanyahun dhe Yoav Gallant.Urdhërat-arrestet u lëshuan në nëntor, kur gjyqtarët zbuluan se kishte "arsye për të besuar" se Netanyahu dhe Gallant përdorën "urinë si një metodë lufte" duke kufizuar ndihmën humanitare dhe duke synuar qëllimisht civilët në fushatën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza. Zyrtarët izraelitë i mohojnë fuqimisht akuzat.Dokumenti i...