Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

Përfaqësuesja e Lartë për Çështjet e Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas do të vizitojë sot Kosovën. Ajo nisi të mërkurën një tur ballkanik ku vizitoi Serbinë dhe pritet të shkojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në rrjetet sociale, Kallas u shpreh se do të takohet me qeveritarë të këtyre shteteve dhe shoqëritë civile për të diskutuar mbi rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Ajo tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është një domosdoshmëri për të ecur përpara drejt kësaj rruge. “Dialogu Prishtinë-Beograd është domosdoshmëri për të ecur përpara. Tashmë është koha për t’u riangazhuar”, shkroi ajo në “X”. Pikërisht dialogu ishte edhe në fokus të diskutimeve me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit u shpreh pas takimit me Kallas...