Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tërmeti në Kretë, shënohen disa pasgoditje! Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët
Dy pasgoditje me magnitudë 3,1 dhe 2,7 Rihter u regjistruan në Kretë pas tërmetit me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Intensiteti dhe kohëzgjatja e tërmetit ishin të mëdha në Hania dhe Rethimno dhe bëri që shumë banorë të dilnin jashtë shtëpive të tyre në dy prefekturat e Kretës Perëndimore. Sipas organeve lokale nuk ka pasur dëme materiale, raporton korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku. Sipas kreut të OASP (Organizmi për Planifikim dhe Mbrojtje Kundër Tërmeteve ), Efthimios Lekkas, në lidhje me tërmetin e fuqishëm prej 6.1 Rihter ka theksuar se, është pozitive që kishte një thellësi të madhe fokale. Ai shtoi gjithashtu se nuk duket që ka rrezik për cunami dhe përmendi se bëhet fjalë për një kornizë të ndryshme gjeotektonike nga ajo e tërmeteve...