Oferta pune ende pa e marrë diplomën, Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

Oferta pune ende pa e marrë diplomën, Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

Pa përfunduar ende studimet, Shpresa nga Prishtina i ka siguruar pesë oferta pune – në Gjermani dhe në Zvicër. Pas qershorit, kur përfundon studimet për infermieri në një nga kolegjet private në Kosovë, ajo do të pajiset me licencë dhe më pas do të nisë rrugëtimin jashtë vendit. Punëdhënësit nga të cilët ka marrë ofertat janë duke pritur vetëm konfirmimin e saj, si dhe datën se kur do të fillojë punën. “Pas shtatë apo tetë muajsh do të jem atje”, thotë Shpresa, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë, përcjell A2. Pagat e ofruara, sipas saj, janë shumë më të larta sesa paga maksimale prej rreth 840 eurosh bruto që një infermiere mund ta marrë në...