Trump akuzon Afrikën e Jugut, “shuplakë” homologut të tij nga ky shtet: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut, “shuplakë” homologut të tij nga ky shtet: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza), të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, rreth disa çështjeve të diskutueshme prej të cilave burojnë mosmarrëveshjet mes vendeve, përfshirë pretendimet e Trumpit për “gjenocid ndaj të bardhëve” në Afrikën e Jugut. Ramaphosa i ka kundërshtuar pretendimet se të bardhët janë të shënjestruar në mënyrë joproporcionale. Sipas tij, normat e vrasjeve në vend janë të larta, porse shumica dërrmuese e viktimave janë me ngjyrë. Pas një bisede miqësore, gjatë së cilës Trumpi thuri elozhe për lojtarët afriknaojugorë të golfit, papritur filloi të luhej një video që sipas presidentit amerikan, paraqiste prova të gjenocidit kundër fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut. Ramaphosa ka qëndruar i heshtur...