Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Izraeli njofton se 100 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në enklavën palestineze
Autoritetet izraelite lejuan sot hyrjen e 100 kamionëve me ndihma humanitare të dërguara nga OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare në Rripin e Gazës, përmes pikës kufitare Kerem Shalom. Kjo u bë e ditur nga COGAT, agjencia e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes e cila merret me çështjet civile në territoret palestineze. Sipas deklaratës zyrtare, kamionët transportonin miell, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore. Ky është dërgimi më i madh i ndihmave që nga rifillimi gradual i lejeve për hyrje, pas më shumë se dy muajsh e gjysmë bllokadë të plotë të Gazës. Në dy ditët e fundit, Izraeli kishte lejuar kalimin e 93 kamionëve të martën dhe rreth 10 të hënën. Megjithatë, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara shprehën shqetësim, duke deklaruar se ndihma ende nuk ka arritur te popullata në...