Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
NGA BLENDI KAJSIU – Një analizë politike e fitores së Edi Ramës dhe Partisë Socialiste…
Zgjedhjet janë në thelb një garë popullariteti midis pushtetit dhe opozitës, sidomos në sisteme bipolare si ky i yni. Ndaj për të shpjeguar fitoren e Ramës në zgjedhjet e fundit nuk mjafton vetëm theksimi i strategjive dhe taktikave zgjedhore në terren, që natyrisht janë shumë të rëndësishme. Duhet identifikuar dhe mënyra se si Rama dhe PS-ja arriti jo vetëm ta ruante por edhe ta thellonte popullaritetin në raport me berishizmin dhe partitë e reja. Në një demokraci, sado e çalë qoftë ajo, zgjedhjet i fiton ajo forcë politike që në debatin publik imponon dimensionin politik, social apo ekonomik, në të cilin ajo është më popullore se kundërshtari. Ky është rregulli bazë mbi të cilën ndërtohet një fushatë elektorale. Synimi i çdo fushate elektorale është të...