Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Studimi: Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët
                            Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për shëndetin mendor dhe obezitetin që po kërcënon adoleshentët në kohët e sotme. Një studim i botuar në revistën “The Lancet” thotë se shëndeti i adoleshentëve është në një “pikë kritike”. Ata theksojnë se pa ndërmmarrjen e veprime të synuara, deri në vitin 2030 të paktën gjysma e adoleshentëve në botë do të jenë në rrezik të përballen me probleme serioze shëndetësore. Raporti i dytë i Komisionit “Lancet” mbi Shëndetin dhe Mirëqenien e Adoleshentëve thekson se adoleshentët e sotëm, brezi i parë që rritet në kushte më të ashpra klimatike dhe në praninë e përhapur të teknologjive dixhitale, përballen me kërcënime globale shëndetësore në mënyrë disproporcionale. Raporti konstaton se gjatë dekadës së fundit, mirëqenien e adoleshentëve ka qenë e pabarabartë Obeziteti...