87-vjeçarja që u nxor nga shtëpia/ Trazoi Spanjën dhe çoi në dorëheqjen e Pedro Sánchez
Historia e Maricarmen Abascal nisi si një konflikt mes një pensionisteje 87-vjeçare dhe kompanisë që zotëronte banesën e saj në Madrid, por brenda pak ditësh u kthye në një çështje kombëtare. Më 23 shtator, autoritetet e nxorën Maricarmen nga apartamenti ku kishte jetuar për 71 vjet. Ajo ka 50% aftësi të kufizuar të njohur dhe paguante rreth 500 euro qira në muaj. Kompania Urbagestión, e cila kishte blerë apartamentin, kërkonte një qira prej 2,650 eurosh në muaj. Pamjet e 87-vjeçares që largohej me barelë, ndërsa qindra qytetarë ishin mbledhur pranë ndërtesës, e kthyen rastin në simbol të debatit për çmimet e qirave dhe dëbimet nga banesat në Spanjë. Pesë ditë më vonë, përfaqësuesit e Maricarmen dhe Urbagestión arritën një marrëveshje. Më 29 shtator, avokatja e...
Burimi:
ntv.al