Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Britanikët paralajmërojnë për një fushatë kibernetike ruse që synon organizatat të cilat mbështetin Ukrainën
Në një paralajmërim të përbashkët të publikuar të mërkurën, Britania e Madhe dhe aleatët e saj perëndimorë, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën, kanë denoncuar një fushatë të gjerë dhe të koordinuar kibernetike që i atribuohet shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, GRU. Sipas autoriteteve, kjo fushatë synon organizatat që luajnë një rol kyç në mbështetjen e Ukrainës, përfshirë sektorët humanitarë, teknologjikë dhe ata të infrastrukturës kritike. Drejtori i operacioneve në Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar (NCSC), Paul Chichester, deklaroi: “Kjo fushatë keqdashëse nga Rusia përbën një rrezik serioz për organizatat që mbështesin Ukrainën.” Sipas NCSC, objektiv i sulmeve kanë qenë jo vetëm aktorë që ofrojnë ndihmë teknike dhe humanitare, por edhe infrastruktura kritike në fushat e mbrojtjes, transportit detar dhe ajror. Sulmet...