Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ç’po ndodh me PD-në pas zgjedhjeve?
PD-ja humbi zgjedhjet. Selia Blu justifikohet se “na i vodhi Rama”. Ndërkohë krejt liderët europianë ishin me 16 maj në Tiranë dhe uruan publikisht Edi Ramën për fitoren. Në statutin e PD-së shkruhet se kur kryetari i partisë humbet zgjedhjet, jep menjëherë dorëheqjen. Por Berisha nuk i quan zgjedhje, sipas tij “ishin farsë”. Pra një mënyrë për të mos ikur nga drejtimi i PD. Natyrisht që Berisha mund të bëjë ç’të dojë me partinë e tij, sepse tashmë ajo kështu quhet “parti e Sali Berishës”. Problemi është se nuk kemi opozitë solide, të besueshme dhe që të jetë konkuruese për të marrë pushtetin. PS dhe Edi Rama morën afro 330 mijë vota me shumë se PD. Kurse 150 mijë vota shkuan për partitë e reja,...