Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Gjylameti merr pamjet e numërimit nga KQZ, gazetari jep detajet
                            Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u dërgoi një mesazh deputetëve socialistë që kishin kërkuar pamjet e numërimit në KQZ të pakënaqur nga rezultatet e tyre duke i kërkuar që të hiqnin dorë për “të ruajtur fytyrën”. Gazetari Ervin Koçi tregoi se Blerina Gjylameti i ka marrë pamjet e kërkuara nga KQZ me numërimin e votave edhe nuk ka bërë ankim në KQZ. “Marrja e pamjeve nuk do të thotë që do të bësh ankim, mund t’i shohësh dhe t’i ruash. Qefalia është tërhequr, Gjonaj është tërhequr, edh Frrok Gjini është tërhequr sot pasdite. Marrja e pamjes nuk përbën ankim. Mundësua që të jetë bërë ndonjë manovrim kaq i madh te grupet e numërimit më duket shumë larg”, tha ai.