Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin autriake, ORF. Përballë gazetarit austriak Christian Wehrschutz, Rama foli për mandatiin e katërt dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në këtë katërvjeçarë. Kreu i qeverisë theksoi se lufta në Ukrainë e ka përshpejtuar domosdoshmërinë që BE të zgjerohet drejt Ballkanit Perëndimor, ndërsa nuk la pa përmendur edhe përparimin që ka bërë Shqipëria për tu përafruar me legjislacionin evropian. Intervista e kryeministrit Rama: ORF: Disa vite më parë pata mundësinë t’ju intervistoja në Tiranë. Në atë kohë, kur u pyetët se kur BE do të negocionte anëtarësimin me Shqipërinë, thatë se më shumë gjasa do të kishte që Austria të shpallej kampione bote në futboll. Austria ende nuk është kampione bote në futboll,...