Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD nuk njeh zgjedhjet, i kërkon KQZ të mos certifikojë rezultatin e 11 majit
Në vazhdën e kontestimeve të votës së diasporës, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit dhe të bëhet një auditim i votës së diasporës. Në kërkesën e dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi ligjor Franc Nuri ditën e sotme, datë 20 maj, renditen të gjitha pretendimet e PD-ASHM për votën e diasporës, ku mes tyre thyhet se dështimet janë të shumta, pasi ka zarfa që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë, sipas tyre të lidhur me PS. PD rendit në kërkesë se ka më shumë fletë votimi se zarfe, por KQZ ka sqaruar se shumë emigrantë kanë dorëzuar fletën e votimit vetëm me zarfin A dhe jo të...