FOTO/ Ministri Hasani mirëpret ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës: Forcojmë bashkëpunimin

FOTO/ Ministri Hasani mirëpret ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës: Forcojmë bashkëpunimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre me të cilën ka diskutuar rreth konteksteve të reja gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vizita përkon dy ditë përpara Konferencës së Pestë Ndërqeveritare në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3, i cili lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse” dhe përfshin 8 kapituj të tjerë që hapen. ”Ky hap përbën një tjetër fazë të rëndësishme në procesin tonë të negociatave për anëtarësim në BE, një proces në të cilin Shqipëria jo vetëm po ecën në rrugën e duhur, por po shpejton me siguri, duke i qëndruar edhe objektivit madhor: që brenda këtij viti çelim...