Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mos humbni fytyrën”/ Pas mesazhit të Ramës ‘pendohen’ socialistët, tërheqin kërkesën nga KQZ për pamjet filmike
Kandidatët socialistë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë tërhequr kërkesën e tyre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të parë pamjet filmike të numërimit të votës preferenciale. Taulant Balla tha sot ankesat i ben partia, por theksoi se kanidatët mund të bejne kerkesa, por u shpreh se transparencen sipas Kodit Zgjedhor e ben KQZ. Ky veprim i kandidateve socialistë vjen pas mesazhit të kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë këshillonte që të mos e bëjnë diçka të tillë, duke u thënë se “humbja e një gare s’duhet të bëhet shkak për të humbur edhe fytyrën.” Më tej vijon duke thënë se përmes këtyre iniciativave “hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza...