Rama kritikoi socialistët që kërkuan pamjet filmike, Balla: Kandidatët mund të bëjnë kërkesa, por…

Rama kritikoi socialistët që kërkuan pamjet filmike, Balla: Kandidatët mund të bëjnë kërkesa, por…

Një ditë pas kryeministri Edi Rama iu drejtua me një mesazh kandidatëve socialiste në zgjedhjet e 11 majit që të mos bëjnë ankime në lidhje me pretendimet e tyre për procesin zgjedhor, ka reaguar edhe Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, nga Parku Olimpikë, Balla u shpreh se të drejtën për ankime e kanë vetëm partitë politike. Ndërsa theksoi se me Kod Zgjedhor transparencën e bën KQZ. “Kodi Zgjedhor i ka të përcaktuara procedurat që ndiqen në këto raste. Falë përpjekje të PS kur ishte në opozitë për të bërë transparencë në procesin zgjedhor, në një fazë të dytë pas këtij momenti është vetë KQZ që përzgjedh një pjesë të kutive të votimit, 1/10 që do bëjë transparencë. Ti lëmë KQZ ta bëjë këtë...