Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjekmarkaj: Berisha mund ta mbronte votën me hunj e sfurqe, por nuk e ka filozofi dhunën
Agron Gjekmarkaj ka bërë një reflektim të gjatë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit dhe komenton edhe rolin e Sali Berishës. Shkrimi i Gjekmarkajt (Një reflektim i shkurter mbi pasojat e zgjedhjeve, krizën e demokracisë dhe figurën e Sali Berishës) 1) Një “fitore” pa virtyte! Në fjalimin e tij të “fitores”, Edi Rama nuk gjeti asnjë fjalë xhentile për qytetarët që votuan kundër tij. Asnjë reflektim institucional, asnjë garanci për bashkëjetesën demokratike ndaj gjysmes tjeter! I vetmi shqetësim i tij ishte Opozita. Sipas tij, shqiptarët ende nuk kanë opozitën që “duan”. Por në të vërtetë, pas një procesi elektoral të shkallmuar, qeveria mori mandatet që dëshironte, ndërsa Shqipëria mbeti me një qeveri që nuk e votoi shumica. 2) Demokracia në koma, integrimi në hije!...