A është e dëmshme të pish kafe me stomakun bosh?

A është e dëmshme të pish kafe me stomakun bosh?

Shumë njerëz nuk e imagjinojnë dot mëngjesin pa një filxhan kafe. Por një pyetje që vazhdon të qarkullojë është: A është e dëmshme kafeja me stomakun bosh? A shkakton probleme me tretjen? Mendohet se për shkak të hidhësisë së saj, kafeja mund të stimulojë prodhimin e acidit në stomak, duke irrituar mukozën dhe duke përkeqësuar simptoma si urthi, refluksi, sindroma e zorrës së irrituar apo edhe ulçera. Kjo është arsyeja pse shumë këshillojnë që të mos konsumohet pa ngrënë më parë. Megjithatë, studimet shkencore nuk e mbështesin plotësisht këtë ide. Deri më tani, nuk ka prova të forta që të tregojnë një lidhje direkte midis pirjes së kafesë (me ose pa ushqim) dhe problemeve serioze me tretjen. Pra, cili është konkluzioni? Pavarësisht miteve që qarkullojnë, shkenca...