Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I përfshirë në trafik droge dhe plagosje, kush ishte 29 vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit natën e kaluar, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Personi i identifikuar si Ermir Dedja 29-vjec, ka humbur jetën ne spital, pas plagëve të marra. Vrasja sipas policisë ka ndodhur në rrethana ende te paqarta. Sipas informacioneve të para Dedja ka qenë i arrestuar më parë për plagosje dhe trafik droge. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lende narkotike dy shtetasve nga Hasi, qe do e trafikonin ne Kosove. Dy vite me pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje te autorit te një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje te nje thike qe iu gjet gjate kontrollit fizik. Top Channel