Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Ja si përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë
                            Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.” Në emisionin “Log.”, ai deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë. “Ndryshe nga partitë e tjera, renditja në listën e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit brenda strukturave të partisë. Sigurisht, Arlind Qori zgjodhi vetë të mos ishte i pari. Rrjedhimisht, strukturat e partisë më votuan mua, pra ma lanë mua këtë barrë dhe kështu dola unë deputet”, tha Muçi.