Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 98.11 lekë, në rënie me 0.45 lekë krahasuar me javën e kaluar. Në fakt, rënia e Euros në tregun valutor ishte e përshkallëzuar gjatë pjesës së dytë të javës së shkuar. Por, duke qenë se ditët e enjte dhe të premte ishin pushime për administratën shtetërore, kursi zyrtar i këmbimit nuk ishte përditësuar prej Bankës së Shqipërisë qysh të mërkurën e kaluar. Në ditët e para të javës së kaluar, Euro shënoi rritje, të lidhur me një shtim të përkohshëm të kërkesës në tregun valutor. Por, siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit,...