“84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë”, KLGJ merr vendimin
Për t’i dhënë një zgjidhje situatës me dosjet të mbetura stok prej vitesh në gjykata, Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon një rritje të ndjeshme të numrit të gjyqtarëve në vend. Nga 417 gjyqtarë gjithsej që Shqipëria ka aktualisht në organikë, edhe pse efektivisht në punë janë 309 toga të zeza për shkak të vakancave, KLGJ propozon një numër të përgjithshëm 528 gjyqtarë, të shpërndarë në të përhershëm, rezervë dhe të përkohshëm.Plani, i cili këtë të hënë është hedhur për konsultim publik nga organi qeverisës i gjyqësorit, parashikon që organikës kombëtare t’i shtohen 84 gjyqtarë të përhershëm, që do të shpërndahen në gjykatat e shkallëve të para dhe ato të apelit.Numrin më të madh e merr shkalla e parë e gjyqësorit, 64 toga të zeza plus,...
Burimi:
sarandanews.com