Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”, Beleri: Berisha të dorëhiqet, që të sensibilizohet populli!
                            Fredi Beleri tregoi për “Shqipëria Live” se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e priste fitoren e Ramës në zgjedhje. Ai gjithashtu kritikoi dhe opozitën për këtë humbje të thellë, duke u shprehur se duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, i pari Berisha. “Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale. Opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari. Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje , do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën...