Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Protestë gjigante në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Me dhjetëra mijëra vetë zbritën në rrugët e Hagës me thirrjet që qeveria holandeze të mos mbetet një kundruese pasive e konfliktit, për të kalojë në veprime konkrete për ndalimin e fushatës së Izraelit në Gaza. Organizatorët, që folën për tubimin më të madh në vend prej dy dekadash, e vendosën numrin e pjesëmarrësve në 100 mijë. Një shifër e tillë u mbështet edhe nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e ndihmës – duke përfshirë Amnesty International, Save the Children dhe Doctors Without Borders. Demonstruesit thanë se në këtë mënyrë, po ngrinin zërin e tyre kundër padrejtësisë. “Pjesëmarrja ime në këtë demonstratë është kundër genocidit në Gaza dhe kundër bashkëfajësisë holandeze në të. Holanda ende furnizon pjesë të F-35-save dhe refuzon me...